Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Konflikti i ngrirë në Ukrainë, e destabilizon Evropën


Pavlo Klimkin gjatë intervistës me agjencinë Reuters në Bruksel

Pavlo Klimkin gjatë intervistës me agjencinë Reuters në Bruksel

Ukraina ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të mos e pranoj shtetin e separatistëve prorusë, që faktikisht po krijohet në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, po ashtu, ka kërkuar nga Rusia, që t’i ndalë separatistët nga mbajtja e zgjedhjeve të tyre në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, gjatë muajit të ardhshëm.

Mëtutje, agjencia Reuters raporton nga Brukseli se zoti Klimkin ka thënë se do të ishte më mirë që populli në ato rajone të votonte në zgjedhjet lokale në dhjetor, që organizohen nga Kievi.

Sipas tij, “zgjedhjet e rrejshme” të organizuara nga kryengritësit në Donjeck dhe Luhansk do ta forconin ndjenjën se pjesa lindore e Ukrainës po shndërrohej në “konflikt të ngrirë” afatgjatë, siç është Transdnistria në Moldavi apo Abhazia në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG