Ndërlidhjet

Meksikë: Mijëra vetë marshuan për të kërkuar aksion nga qeveria


Qyteti Meksiko

Qyteti Meksiko

Mijëra vetë mbrëmë kanë marshuar në kryeqytetin e Meksikës, duke kërkuar nga qeveria që të zbuloj se çka ka ndodhur me studentët e zhdukur, për të cilët ka frikë se janë masakruar nga pjesëtarët e bandave dhe të policisë.

Studentët e një shkolle të lartë për mësues janë zhdukur pasi ata më 26 shtator u përleshën me policinë në qytetin Iguala, që gjendet në shtetin Guerro, të trazuar nga prania e shumë bandave.

Gjatë fundjavës është gjetur një varrezë masive me shumë mbetje të djegura njerëzore.

XS
SM
MD
LG