Ndërlidhjet

Turqia nuk lanson operacion tokësor kundër IS-it


Jens Stoltenberg (majtas) dhe Mevlut Cavusoglu para takimit të tyre të sotëm në Ankara
Jens Stoltenberg (majtas) dhe Mevlut Cavusoglu para takimit të tyre të sotëm në Ankara

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, thotë se vendi i tij nuk do të përfshihet në “operacion tokësor” kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në pjesën veriore të Sirisë, pasi “kjo nuk është qasje reale”.

Këto komente zoti Cavusoglu i bëri sot në një konferencë për gazetarë në Ankara, së bashku me sekretarin e prëgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Turqisë, që të involvohet më tepër në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Cavusoglu tha se Turqia e mbështet koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ndërmerrë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, afër qytetit kurd Kobani në Siri, që kryesisht është i rrethuar.

Cavusoglu tha se vetëm sulmet ajore nuk mund tu shkaktojnë disfatë militanëve dhe “të gjitha opsionet, përfshirë operacionet tokësore” duhet të shqyrtohen.

XS
SM
MD
LG