Ndërlidhjet

Jemen: Nga sulmi vetëvrasës – 32 të vrarë


Njerëzit u ndihmojnë të plagosurve nga sulmi i sotëm në kryeqytetin Sana në Jemen

Njerëzit u ndihmojnë të plagosurve nga sulmi i sotëm në kryeqytetin Sana në Jemen

Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një demonstratë të myslimanëve shiitë në kryeqytetin Sana në Jemen, janë vrarë së paku 32 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kanë thënë burime të sigurisë.

Ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi kryeministri i ri i emëruar, Ahmed Awad bin Mubarak, është tërhequr nga ky post.

Jemeni po ballafaqohet me tensione të thella ndërmjet autoriteteve sunite dhe pjesëtarëve të milicisë Huthi, që e ka kontrollin ndaj kryeqytetit, pas depërtimit muajin e kaluar.

Kryengritësit Huthi kanë kërkuar protesta masive për ditën e sotme, pas nominimit të kryeministrit të ri, nga ana e presidentit, Abu-Rabbu Manosur Hadi, duke pretenduar se ka pasur “ndërhyrje të jashtme”.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur tranzicionin politik të udhëhequr nga presidenti Hadi në Jemen, prej vitit 2012.

Aktualisht, SHBA-të dhe vendet e tjera, janë të shqetësuara për jostabilitetin në Jemen, i cili mund ta forcoj al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG