Ndërlidhjet

Takim për sigurinë kombëtare në Kosovë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, për të “bashkërenduar veprimet e institucioneve të vendit në ruajtjen e sigurisë kombëtare të Kosovës”.

Në një komunikatë për opinion, të publikuar nga kabineti i presidentes, thuhet se në takim u diskutua për “veprimet ndërinstitucionale të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të kërcënimeve që i kanosen Kosovës nga individët që dyshohet se kanë inspiruar dhe i janë bashkuar kauzës terroriste të Shtetit Islamik”.

Në dy muajt e fundit, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar mbi 50 persona, nën dyshimet për veprimtari radikale.

XS
SM
MD
LG