Ndërlidhjet

Shpallen ‘terroristë’, pasi bënë thirrje për protesta në Taxhikistan


Umarali Quvvatov, udheëheqës i opozitës Grupi 24
Umarali Quvvatov, udheëheqës i opozitës Grupi 24

Gjykata Supreme e Taxhikistanit, ka ndaluar organizatën opozitare Grupi 24, së vepruari.

Vendimi i sotëm i Gjykatës, vjen pas presioneve të vazhdueshme të qeverisë, pasi që Grupi 24 ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë më 10 tetor, në Dushanbe.

Gjykatësja, Salomat Hakimova, ka thënë se Grupi 24, është ‘ektremist’ dhe ndalohet së vepruari në Taxhikistan, i cili udhëhiqet nga biznesmeni Umarali Quvvatov.

Po ashtu uebfaqja e tyre në internet është bllokuar si dhe i janë marrë të gjitha materialet.

Mediat në Taxhikistan, thonë se thirrjet e Grupit 24, për protesta anti-qeveritare, duke përdorur rrjetet sociale, ka bërë që qeveria të bllokojë me qindra uebfaqe, përfshirë edhe ato si Facebook, YouTube e shumë të tjera.

Qasja në rreth 200 faqe të internetit, nuk është e mundur që nga 5 tetori.

Edhe pse zyrtarë të qeverisë, vazhdojnë të mohojnë se ata kanë gisht në bllokimin e internetit.

XS
SM
MD
LG