Ndërlidhjet

India paralajmëron hakmarrje ndaj Pakistanit


Civilë indian, derisa po largohen nga Kashmiri

Civilë indian, derisa po largohen nga Kashmiri

Ministri indian i Mbrojtjës, Arun Jaitley ka akuzuar Pakistanin për sulme të paparalajmëruara, në Kashmirin indian, si dhe ka paralajmëruar se dhuna e mëtejshme mund të çojë në hakmarrje të rënda.

Duke folur në Nju Delhi, sot, Jaitley ka thënë: "Nëse Pakistani vazhdon me këtë qasje, atëherë forcat tona do të vazhdojnë të luftojnë," dhe kostoja për Pakistantin do të jetë e ‘papërballueshme’.

Së paku 9 pakistanezë dhe tetë civilë indian kanë vdekur në pjesën e kontestueshme të Kashmirit, që ndan kufirin Indi-Pakistan, një hapësirë prej rreth 200 kilometra, nga linja kontrolluese që i ndan dy vendet.

India dhe Pakistani, kanë zhvilluar 3 luftëra, në territorin me shumicë myslimane, që nga fundi i sundimit kolonial britanik në vitin 1947.

Kashmir, është pjesë për të cilën të dyja palët thonë se u takon atyre, dhe si rrjedhojë është fokus i tensioneve në Azinë Jugore.

“Të gjithë jemi të shqetësuar, dhe duam një zgjidhje sa më parë”, ka thënë njw ditw mw parw, udhëheqësi i forcave indiane, Arup Raha.

Më shumë se 18,000 civilë indianë, janë larguar nga shtëpitë e tyre nga zona ku po bëhen luftimet, ndërsa kanë gjetur strehim nëpër kampe dhe në disa shkolla më larg atij vendi.

"Nëse India dhe Pakistani janë në armiqësi, le të luftojnë, por çfarë faji kemi ne”, është shprehur një 50 vjeçar, që është larguar nga shtëpia e tij.

“Gjatë natës jemi larguar nga shtëpitë, dhe po jetojmë në këtë shkollë, në kushte të mjeruara. Duam që të përfundoojë kjo, dhe të kthehemi në shtëpi”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG