Ndërlidhjet

Aksion i policisë në Prishtinë dhe Pejë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë njoftuar se kanë ndërmarrë një aksion në Prishtinë dhe në Pejë, me kërkesën e Prokurorisë Speciale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tash, disa persona janë shoqëruar në polici.

Mediat vendore në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe mjek nga klinikat publike dhe private të shëndetësisë në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ndërkaq, përmes një komunikate për opinion, ka njoftuar se nga “zyrtarët e Departamentit kundër Korrupsionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës është kërkuar sot intervistimi i disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë”, rreth një çështjeje për të cilën Ministria thotë se nuk është njoftuar në rrugë zyrtare.

Numri i të shoqëruarve nuk dihet ende.

XS
SM
MD
LG