Ndërlidhjet

42 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Jemen


Pamje nga sulmi vetëvrasës në Jemen
Pamje nga sulmi vetëvrasës në Jemen

Sipas informatave të fundit, numri i të vrarëve nga një sulm vetëvrasës me bombë, në një demonstratë të myslimanëve shiitë në kryeqytetin Sana në Jemen, ka shkuar në 42, njoftojnë autoritetet e vendit.

Sulmi ka ndodhur, sot, ku kryengritësit shiitë, ishin mbledhuer në sheshin Al-Tahrir për një tubim, disa orë pasi kryeministri i ri i emëruar, Ahmed Aëad bin Mubarak, është tërhequr nga ky post.

Jemeni po ballafaqohet me tensione të thella ndërmjet autoriteteve sunite dhe pjesëtarëve të milicisë Huthi, që e kontrollojnë kryeqytetin.

Kryengritësit Huthi kanë zhvilluar protesta, pas nominimit të kryeministrit të ri, nga ana e presidentit, Abu-Rabbu Manosur Hadi, duke pretenduar se ka pasur “ndërhyrje të jashtme”.

Aktualisht shtetët Perëndimore, janë të shqetësuara për jostabilitetin në Jemen, i cili sipas tyre mund ta forcoj al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG