Ndërlidhjet

Nuk ka përparime në bisedat për programin bërthamor iranian


Pamje e përgjithshme e centralit bërthamor në Bushehr, të Iranit.
Pamje e përgjithshme e centralit bërthamor në Bushehr, të Iranit.

Sipas zyrtarëve iranian, bisedimet e fundit mes tyre dhe ekspertëve të çështjeve bërthamore të Kombeve të Bashkuara (OKB), që kanë për qëllim zgjidhjen e çështjes së programeve bërthamore të Iranit, kanë qenë ‘konstruktive’.

Por, nga ana tjetër, një deklaratë e Agjencionit Ndërkombëtarë për Energji Atomike (IAEA), thotë se një progres shumë i vogël ka ndodhur gjatë këtyre bisedimeve me datën 7 dhe 8 tetor.

IAEA, po përpiqet që të sqarojë, qëllimin kryesor të Iranit, mbi programet e saj bërthamore.

Ata thonë se bisedimet do të vazhdojnë, por nuk kanë treguar për takimin e radhës.

Iranit i ishte kërkuar që të takohet me IAEA, më 25 gusht, por ata nuk janë paraqitur, çka ka zgjuar shqetësime të ekspertëve të këtij Agjencioni.

Sipas Iranit, programet bërthamore të saj, kanë vetëm qëllime paqësore.

Por, janë 6 fuqi botërore, SHBA, Rusia, Kina, Gjermania, Franca dhe Britania, të cilat po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje me Iranin, që ky vend të mos i zgjerojë më tutje aktivitetet e saja bërthamore.

6 fuqitë botërore, e kanë përcaktuar një afat kohor, që kjo marrëveshje të arrihet më së largu deri më 24 nëntor.

XS
SM
MD
LG