Ndërlidhjet

logo-print

25 vjet, nga shembja e Murit të Berlinit


Muri Berlinit

Muri Berlinit

Udhëheqësit evropianë dhe ish-disidentët, kanë shënuar një çerek shekulli që nga protesta dramatike e Gjermanisë Lindore në qytetin e Leipzig, që ndihmoi shembjen e Murit të Berlinit.

Nga shumë, kjo kthesë e Gjermanisë Lindore konsiderohet si ‘Revolucon Paqësor’, kur më 9 tetor 1989, policia ka hequr dorë nga plani për të shpërndarë me forcë protestuesit paqësorë, që ishin rreth 70.000 prej tyre në Leipzig.

Në një ceremoni në sallën e koncerteve ‘Geëandhaus’ në Leipzig, Presidenti gjerman Joachim Gauck, 9 tetorin e vitit 1989 e quajti "magjike" duke i dhënë tribut, protestuesve për guximin qe kanë treguar.

Gauck, dikur pastor pro-demokracisë në Gjermaninë Lindore, u bashkua me homologët e tij nga Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria, si dhe dhjetëra ish-aktivistë.

Ceremonia, shënon 25 vjetorin e ribashkimit të kryeqytetit, kur autoritetet komuniste hapën murin e Berlinit më 9 nëntor.

XS
SM
MD
LG