Ndërlidhjet

Miku i Tsarnaevit, pritet të dëshmojë kundër tij


Dzhokhar Tsarnaev
Dzhokhar Tsarnaev

Një kazak, mik i Dzhokhar Tsarnaev, pritët të dëshmojë në janar, në rastin e dënimit me vdekje, ndaj dyshuesit për atentat me bombë në maratonën e Bostonit.

Megjithatë, marrëveshja e Azamat Tazhayakov me zyrën e prokurorit nuk është finalizuar ende, ka thënë avokati i tij, për Boston Globe, më 8 tetor.

Në korrik, Tazhayakov është dënuar për pengim të drejtësisë duke hyrë në dhomën e Tsarnaev dhe asgjësuar provat.

Tazhayakov, përballet me një dënim prej 25 vjet burg, i cili pritët të shpallet më 16 tetor.

Edhe një mik tjetër, Dias Kadyrbaev, po ashtu nga Kazakistani, akuzohet me të njëjtat akuza.

Tsarnaev dhe vëllau i tij më i madh Tamerlan, akuzohen për vendosjen e bombave, me çrast vdiqën tre persona dhe u plagosën më shumë se 260 të tjerë, në Maratonën në Boston, më 15 prill, 2013.

Tamerlan Tsarnaev, është vrarë, nga të shtënat e policisë.

XS
SM
MD
LG