Ndërlidhjet

Yjet që shkelin ligjin, u ndalohen aktivitetet dhe paraqitja në media


Aktori kinez, Jackie Chan

Aktori kinez, Jackie Chan

Yjet në Kinë, të cilët kapen duke përdorur drogë, duke vizituar prostitutet, apo duke bërë shkelje tjera të ligjit, do t’ju ndalohet që të paraqiten nëpër media.

Mbikqyrësi kinez i mediave, ka thënë sot, se të famshmit që e thyejnë ligjin, nuk duhet të ftohen për të dalë në televizion dhe transmetime të tjera, si dhe aktivitetet e tyre duhet të pezullohen.

Sipas gazetës ‘China Daily”, ky ligj është bërë për të mbajtur ‘të shëndetshme industrinë e argëtimit’.

Ligji, po ashtu përfshin edhe mediat online.

“Rastet e fundit ku yjet janë të përfshirë në drogë, apo me prostituta, janë bërë imazh i dëmshëm për industrinë e argëtimit si dhe po dërgojnë mesazhe të kqija tek të rinjtë”, thuhet në arsyetimin e ligjvënesve kinez.

Shumë të famfshëm, përfshirë fëmiun e yllit të filmit Jackie Chan, janë arrestuar dhe akuzuar për mbajtje e përdorim të drogës.

XS
SM
MD
LG