Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko, nënshkruan ligjin që pastron Institucionet nga të korruptuarit


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Zyra për informim e Presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, ka njoftuar, se sot, presidenti ka nënshkruar ligjin e lustrimit, i miratuar nga parlamenti më 9 tetor.

Ligji, ka për qëllim që të pastrohen Institucionet nga njerëzit e korruptuar, që kanë qenë të lidhur me ish-pushtetarët rus.

Ligji i lustrimit, parasheh që deri në një milion nëpunës publikë, duke përfshirë ministra të qeverisë, do të shfaqen për besnikërinë e tyre që të çrrënjoset praktika korruptive, e praktikuar nga administrata e kaluar pro-ruse, e udhëhequr nga presidenti, Viktor Janukoviç.

Ligji pritet të pastrojë të gjithë zyrtarët e lidhur me separatistët pro-ruse në lindje të Ukrainës dhe të strukturave tjera të Rusisë, përfshirë edhe Inteligjencën.

Kurse, zyrtarët që nuk arrijnë të dëshmojnë burimet e të ardhurave të tyre dhe aseteve, do t’iu ndalohet hyrja në zyrat publike 5 deri në 10 vite.

XS
SM
MD
LG