Ndërlidhjet

Avokati i Popullit, kërkon sqarim për rikthimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë


Prishtinë, kryeqyteti Kosovës

Prishtinë, kryeqyteti Kosovës

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës i ka drejtuar sot kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me Dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, të datës 31 gusht 2014 “për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Ai ka kërkuar përgjigjje nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, se si mund të justifikohet ky devijim prej Kushtetutës.

“A mund të justifikohet ky devijim prej Kushtetutës në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të ratifikuar me datë 23 prill 2014 dhe ligjeve të tjera në fuqi në Republikën e Kosovës?”, është pyetja e shtruar nga Avokati i Popullit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Çështja ka të bëjë me vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila më 31 gusht konfirmoi emërimin e tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të gjykatës, të cilëve u kishte skaduar mandati.

XS
SM
MD
LG