Ndërlidhjet

Rusia nuk beson në marrëdhënie të mira me NATO-n


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Ditë më parë, kur Jens Stoltenberg, u emërua sekretari i ri NATO-s, ai foli për marrëdhëniet me Rusinë, me çrast tha se aleanca kërkon marrëdhënie ‘konstruktive’ me Rusinë.

Por, sot, zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme ruse Alexander Lukashevich, ka thënë se nuk shpreson, se do të mund të ketë marrëdhënie të mira mes tyre dhe NATO-s.

Lukashevich, ka thënë se Rusisë i është lënë një derë hapur për dialog me NATO-n, për shkak tensionit në Ukrainën lindore, por siç është shprehur ai: "të them të drejtën dhe me shumë sinqeritet, deri më tani deklaratat e z. Stoltenberg nuk janë optimiste për ne’.

Sipas tij, atmosfera, e cila është ruajtur me aleancën deri tani, është zhdukur dhe do të jetë e vështirë për tu rivendosur.

Përfshirja ruse në konfliktin e Ukrainës lindore, ka prishur marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit, dhe ato tani konsiderohen si marrëdhënie më të ulta, që nga Lufta e Ftohtë dhe kolapsi i Bashkimit Sovjetik para më shumë se 20 vjetësh.

Perëndimi ka vu sanksione ndaj Rusisë, duke goditur kompanitë më të mëdha ruse.

XS
SM
MD
LG