Ndërlidhjet

Kërkohet, gjykim për krimet në Korenë veriore


Pamje nga Korea veriore, qyteti Manpo, provinca Chagang

Pamje nga Korea veriore, qyteti Manpo, provinca Chagang

Bashkimi Evropian dhe Japonia, po kërkojnë nga Kombet e Bashkuara, ndjekje penale për liderët që kanë bërë krime lufte në Korenë veriore.

Sot, janë shpalosur disa detaje, të projekt-rezolutës, që do të paraqitet tek Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, këtë vit.

Rezoluta, kërkon nga Këshilli i Sigurimit, që të konsiderojë hapjen e çështjes së situatës së Koresë veriore, tek Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës.

Po ashtu kërkon nga Këshilli, që të paraqes sanksione ndaj liderëve të Koresë veriore.

Megjithatë, edhe në qoftë se Këshilli e merr parasysh këtë rekomandim, përpjekjet mund të dështojnë, sepse aleati, Kina, mund të përdorë veton e saj.

Në shkurt, një hetim për të Drejtat të Njeriut në OKB, ka zbuluar një rrjet të kampeve të burgjeve dhe raste të dokumentuara të torturës, skllavërimit, përdhunimit dhe aborteve të detyruara.

Thuhej se këto krime ishin në ‘përputhje me politikat e përcaktuara në nivelin më të lartë të shtetit për dekada të tëra”.

XS
SM
MD
LG