Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Bagdad – 9 të vrarë


Pas sulmit ne Bagdad, të enjtën

Pas sulmit ne Bagdad, të enjtën

Një sulm vetëvrasës në një pikë kontrolli të sigurisë, ka vrarë 9 persona në veri të Bagdadit.

Autoritetet, kanë thënë se sulmi ka ndodhur të enjtën, kur një sulmues vetëvrasës ka vendosur bombe në një makinë, dhe i është ofruar një pike të kontrollit të sigurisë, në Baquba, dhe më pas ka shpërthyer.

Në mesin e të vdekurve, janë 7 policë dhe dy civilë, kurse 11 persona të tjerë janë plagosur.

Baqubam, është qytet i provincës Diyala, aty ku kurdët dhe forcat irakiane, po i luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG