Ndërlidhjet

Britania, forcon kontrollin ndaj udhëtarëve të Afrikës Perëndimore


Aeroporti 'Heathrow' në Londër
Aeroporti 'Heathrow' në Londër

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe, ka marrë vendim që të paraqes kontroll shtesë për të gjithë udhëtarët që vijnë nga shtetet e prekura me Ebola, si Afrika Perëndimore.

Zyra e kryeministrit britanik, ka lajmëruar të enjtën se ekzaminimet e udhëtarëve de të bëhen në aeroportet e Londrës ‘Heathrow’ dhe ‘Gatwick’ si dhe në terminalet e trenit.

Ky vendim, vjen një ditë pasi që ka njoftuar SHBA, se të gjithë udhëtarët që vijnë nga Afrika Perëndimore, do të ballafaqohen me një kontrollë të rreptë nëpër aeroportet e ndryshme.

Ndërkohë, një britanik i dyshuar me sëmundjen Ebola, ka vdekur në Maqedoni.

Një zyrtarë në kushte anonimiteti nga qeveria e Maqedonisë, ka thënë për Reuters, se edhe një britanik tjetër ka shfaqur simptomat e kësaj sëmundjeje.

Ebola vdekjeprurëse ka mbytur afërsisht 4,000 persona, shumica në Afrikën Prëndimore, ku presidentët e Liberisë, Sierra Leones, dhe Guines, kanë bërë apel nga vendet e tjera që më shumë të ju ndihmojnë me sëmundjen.

XS
SM
MD
LG