Ndërlidhjet

SHBA me sulme të reja në Kobani


Kobani, Siri

Kobani, Siri

Ushtria amerikane, ka zhvilluar nëntë sulme të reja kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) përreth Kobanit në Siri, më 9 tetor.

Në një deklaratë lëshuar nga Qendra Komanduese e SHBA-së, thuhet se 6 sulme ajrore në jug të Kobanit, kanë shkatërruar një njësi të madhe të militantëve të IS, dhe dy tjera të vogla. Po ashtu janë shkatërruar dy ndërtesa të cilat po mbaheshin nga IS, së bashku me tanke dhe mjete të tjera luftuese.

Kurse, tri sulme tjera ajrore në veri të Kobanit, kanë shkatërruar dy njësi të IS, dhe dy ndërtesa të mbajtura nga militantët, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Por pavarësisht sulmeve të reja të ushtarëve amerikan, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se IS, më 9 tetor, është zgjeruar me sulmet e saja duke marrë një të tretën e kontrollit në Kobani.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe komandanti i njësisë më të madhe Kurde, të cilët po i luftojnë militantët e IS, sipas të cilit IS, është duke bërë përparime.

XS
SM
MD
LG