Ndërlidhjet

‘Zhduket’ udhëheqësi i Koresë së Veriut


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong

Mosparaqitja e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong në një nga festimet më të mëdha vjetore, ka zgjuar edhe më shumë dyshimet në lidhje me shëndetin e tij dhe vendndodhjen.

Kim, 31 vjeçar, nuk është parë askund në paraqitjet publike, dhe as në punët shtetërore, prej 3 shtatorit, kur ishte parë me një koncert.

Në koncert ai po ecte me mund, duke çaluar, ndryshe prej Kim-it të mëparshëm.

Një dokumentar zyrtar, i plasuar muajin e kaluar, e ka paraqitur atë si ‘të ndjeshëm’.

Agjencia Reuters, duke e cituar një burim të saj në Kore të veriut, ka thënë se udhëheqësi i tyre, është mirë, por vetëm ka lënduar këmbën, gjatë një pjesëmarrje të tij në një stërvitje ushtarake.

XS
SM
MD
LG