Ndërlidhjet

Në Taxhikistan, pas internetit bllokohen edhe mesazhet telefonike


Ilustrim
Ilustrim

Servisi i Telekomunikimit në Taxhikistan, është bllokuar sot, kanë njoftuar zyrtarët e saj.

Dyshimet janë se atë e ka bllokuar vetë qeveria, për të mos lejuar opozitën që të bëj thirrje për protesta anti-qeveritare sot, më 10 tetor në Dushanbe.

Servisi i Telekomunikimit të Shtetit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mesazhet telefonike, janë bllokuar papritmas.

Por, operatorët e telefonive mobile, thonë se servisi i tyre është bllokuar me urdhër të qeverisë.

Kjo vjen, disa ditë pasi që qindra uebfaqe të internetit po ashtu janë bllokuar në Taxhikistan, përfshirë edhe rrjetet sociale si Facebook, YouTube e shumë të tjera, të cilat nuk hapen nga 5 tetori.

Bllokimi i tyre ka ardhur pasi që lëvizja opozitare ‘Grupi 24’, i udhëhequr nga Umarali Quvatov, ka përdorur rrjetet sociale për të bërë thirrje për protesta masive anti-qeveritare në Dushanbe për sot, më 10 tetor.

Një ditë më parë, Gjykata Supreme e Taxhikistanit, ka ndaluar veprimin e kësaj lëvizjeje, duke i shpallur ‘terroristë’.

XS
SM
MD
LG