Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen 100 ukrainas, sepse fyen Putinin


Pamje e tifozëve ukrainas

Pamje e tifozëve ukrainas

Policia në Bjellorusi ka arrestuar rreth 100 tifozët ukrainas të futbollit, të cilët në një ndeshje kombëtare kanë kënduar vargje vulgare për Presidentin rus, Vladimir Putin.

Edhe rreth 30 tifozë bjellorus po ashtu janë arrestuar pas ndeshjës mes Bjellorusisë dhe Ukrainës në qytetin Barysau.

Sipas mediave, të arrestuarit do të ballafaqohen me akuza për përdorim të gjuhës vulgare në publik, që dënimi është me disa ditë në burg.

Tifozët ukrainas, gjatë ndeshjës mbanin flamuj në duart e tyre, ku shkruhej ‘Nuk do të lejojmë askënd që të sundojë me tokën tonë’.

Rusia ka aneksuar Krimenë në Ukrainë në muajin mars.

Kievi (kryeqyteteti Ukrainës), por edhe Perëndimi, akuzojnë Rusinë për përfshirjen e saj në konfliktin në Ukrainën lindore, si dhe për dërgimin e trupave dhe mjeteve të tjera për të ndihmuar separatistët pro-rusë që po luftojnë me forcat qeveritare.

Nga fillimi i këtij konflikti në muajin prill deri më tani, janë vrarë më shumë se 3,660 persona.

XS
SM
MD
LG