Ndërlidhjet

Jacobson: Zgjidhja është te zyrtarët e zgjedhur


Tracey Ann Jacobson, foto nga arkivi
Tracey Ann Jacobson, foto nga arkivi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë sot në Prishtinë se shpreson që zyrtarët e zgjedhur do të gjejnë një zgjidhje për ngërçin politik.

“Zgjidhja është tek zyrtarët e zgjedhur, të cilët janë zgjedhur me votat qytetarëve të Kosovës. Unë shpresoj se do të gjejnë zgjidhje”.

“Ne plotësisht përkrahim procesin e konsultimeve që është duke bërë presidentja”, ka theksuar ambasadorja Jacobson.

Këto komente zonja Jacobson i bëri gjatë një vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, me rastin e dorëzimit të Sistemit të Menaxhimit të Resurseve të Informatave, që zbatohet për qëllimet strategjike në këtë rast të Ministrisë së Punëve të Brendshme – rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënien.

XS
SM
MD
LG