Ndërlidhjet

Shkup: “Gjasë të vogla” që pacienti i vdekur e kishte Ebolën


Hoteli Super 8 në Shkup është në karantinë pasi ka vdekur mysarifi nga Ebola

Hoteli Super 8 në Shkup është në karantinë pasi ka vdekur mysarifi nga Ebola

Anëtarja e një komisioni ministror për sëmundje infektive në Maqedoni, doktoresha Jovanka Kostovska, tha sot se sipas analizave iniciale, ka “pak gjasë” që shtetasi britanik, që ka vdekur të enjten në Shkup, e kishte virusin Ebola.

“Sipas analizave tona epidemiologjike nga dita e djeshme, ne mendojmë se ekziston gjasë e vogël se ai e kishte virusin Ebola, por do të ishte gabim i madh nëse nuk ndërmerren masa të sigurisë paraprake, derisa ne t’i marrim rezultatet e plota”, tha Kostovska në një konferencë për gazetarë në Shkup.

Mëtutje, ajo ka theksuar se nuk ka raste të tjera të dyshuara në Maqedoni, por hoteli ku britaniku ishte i vendosur, mbetet i bllokuar.

Mostrat e gjakut dhe indit janë dërguar në Frankfurt të Gjermanisë për teste.

XS
SM
MD
LG