Ndërlidhjet

Moskë: Gorbachev u lirua nga spitali


Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, sot është liruar nga spitali.

Agjencia e lajmeve Interfax e ka cituar Gorbachevin që ka thënë se gjendja e tij shëndetësore “sot është shumë më e mirë, se sa dje” dhe mjekët kanë konkluduar se është e mundshme që ai të lirohet.

Mediat ruse kanë raportuar dje se zoti Gorbachev, 83 vjeçar, ishte në spital, por nuk patën saktësuar se në cilin spital ishte dhe përse.

Ai pat deklaruar se shëndeti i tij po përkeqësohej.

Mikhail Gorbachev u bë lider i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985 dhe paraqiti dorëheqje në vitin 1991, derisa regjimi komunist patë rënë dhe vendi u copëtua.

Ai është lavdëruar nga perëndimi për ndërmarrjen e reformave politike dhe ekonomike, por kritikohet ashpër nga shumë njerëz në Rusi, të cilët e fajësojnë atë për shkatërrimin sovjetik.

XS
SM
MD
LG