Ndërlidhjet

Siri: Militantët e IS-it avancuan në qytetin Kobani


Pamje e Kobanit pas një sulmi

Pamje e Kobanit pas një sulmi

Aktivistët sirianë thonë se militantët e Shtetit Islamik kanë avancuar më thellë në qytetin sirian Kobani, në kufirin me Turqinë.

Aktivistët e Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, thanë mbrëmë se luftëtarët e Shtetit Islamik e kanë okupuar “së paku 40%” të qytetit.

Ky grup, që e ka rrjetin e aktivistëve në Siri, tha se militantët e kanë marrë kontrollin pothuase në gjithë hapësirën, ku është e vendosur administrata lokale kurde e qytetit.

Në Gjenevë, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, i ka bërë thirrje Turqisë, që t’i lejoj vullnetarët të kalojnë nga Siria, në mënyrë që të parandalohet masakra e mundshme nga luftëtarët e Shtetit Islamik në Kobani.

De Mistura tha se afro 700 civilë të moshuar ende janë brenda qytetit, ndërsa më se 10 mijë të tjerë janë tubuar në afërsi të tij.

XS
SM
MD
LG