Ndërlidhjet

logo-print

Drecun: Për dialog - pritet formimi i institucioneve në Prishtinë


Pamje nga Beogradi

Pamje nga Beogradi

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka deklaruar sot se pritet që negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës të vazhdojnë, pasi të formohen institucionet në Prishtinë.

“Bisedimet do të vazhdojnë menjëherë pas formimit të institucioneve në Prishtinë, dhe momentalisht e kemi një gjendje të ndaljes së kushtëzuar”, u tha Drecun gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, dhe ka shtuar se pret që “kjo të zgjidhet dhe se do të vazhdohet në procesin e normalizimit të raporteve”.

Mëtutje ai ka theksuar se “procesi i normalizimit ka mbështetje të rëndësishme ndërkombëare që të mund të ndalet”.

Drecun është shprehur se nuk e sheh lëvizjen Vetëvendosje si negociatorin kryesor nga pala e Kosovës.

XS
SM
MD
LG