Ndërlidhjet

Putin: Kritika ndaj Moldavisë lidhur me afrimin me BE-në


Vladimir Putin gjatë fjalimit të sotëm në Minsk të Bjellorusisë
Vladimir Putin gjatë fjalimit të sotëm në Minsk të Bjellorusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka kritikuar Moldavinë për refuzimin e mbajtjes së konsultimeve me Moskën për marrëveshjen me të cilën forcohen lidhjet e Moldavisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit të sotëm në një samit në Minsk të Bjellorusisë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, Putini tha se Marrëveshja për Asocim e Moldavisë me BE-në, mund të ndikoj në raportet tregtare ndërmjet Rusisë dhe Moldavisë.

Mëtutje, Putin e ka përmendur faktin se implementimi i pjesës për tregti të lirë i marrëveshjes Ukrainë – Bashkimi Evropian, është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2015, për shkak të “konsultimeve intensive me BE-në dhe Ukrainën” nga ana e Rusisë.

Presidenti Putin tha se Moldavia nuk u ishte përgjigjur “thirrjeve të shumta” të Moskës për ta bërë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG