Ndërlidhjet

Këmbim zjarri ndërmjet dy Koreve


Ilustrim

Ilustrim

Raportohet se forcat e Koresë Veriore dhe asaj Jugore sot kanë shkëmbyer zjarr, pasi pala verikoreane e kishte goditur një balonë propagandues jugkorean.

Agjencia jugkoreane, Yonhap, ka raportuar se Koreja Veriore ka hapur zjarr ndaj balonës afër qytetit kufitar Yeoncheon, në Korenë Jugore.

Koreja Jugore pastaj është përgjigjur me zjarr.

Nuk është e qartë a ka pasur viktima eventuale.

Aktivistët e Koresë Jugore dhe njerëzit që janë larguar nga Koreja Veriore, shpeshherë lëshojnë balona propagandues me parulla kundër Phenianit, të cilat i hedhin në Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG