Ndërlidhjet

Minsk: Dhjetëra simpatizues të sportit arrestohen për shkak të Putinit


Simpatizuesit e futbollit nga ukraina në Bjellorusi

Simpatizuesit e futbollit nga ukraina në Bjellorusi

Policia në Bjellorusi i ka arrestuar afro 100 dashamirë të futbollit nga Ukraina, pasi simpatizuesit në një ndeshje ndërkombëtare kishin brohoritur slogane vullgare kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Puttin.

Janë arrestuar edhe afro 30 simpatizues bjellorusë të futbollit, pas ndeshjes kualifikuese ndërmjet Bjellorusisë dhe Ukrainës, për kampionatin e futbollit Euro 2016, që është zhvilluar në qytetin Barysau në Bjellorusi.

Shumica e të arrestuarve janë liruar më vonë, por 12 ukrainas janë shpallur fajtorë për huliganizëm dhe janë dënuar me burg deri në 10 ditë. 12 bjellorusë janë gjobitur.

Brohoritjet kundër Putinit janë shndërruar në slogan për ukrainasit, të cilët janë të zemëruar për shkak të aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë dhe për shkak të mbështetjes së Moskës përr separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG