Ndërlidhjet

Rumani: SHBA e mori kontrollin ndaj bazës së re raketore


Ilustrim

Ilustrim

Marina e Shteteve të Bashkuara e ka marrë kontrollin ndaj një baze të re të mbrojtjes rakterore në pjesën jugore të Rumanisë, që është njëra nga dy bazat në Evropë, në kuadër të mburojës raketore të NATO-s, të cilën Rusia e ka kundërshtuar fuqishëm.

Baza në vendin Deveselu parashihet të jetë operacionale në vitin 2015, si pjesë e sistemit të mbrojtjes balistike raketore të NATO-s, raporton AP.

“Kërcënimet balistike raketore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve janë reale dhe në rritje”, tha sot admirali, John Scorby, komandant i Marinës për Evropë, Afrikë dhe Azi.

“Për fat të mirë, kapacitetet e NATO-s kundër këtyre kërcënimeve janë, po ashtu, reale dhe në rritje”, tha ai.

Ky sistem është komponentë kryesore e planit të presidentit amerikan, Barack Obama, për vendosjen në faza të mburojës raketore në Evropë.

Një tjetër bazë raketore, që është e paraparë në Poloni, do të jetë operacionale në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG