Ndërlidhjet

Nigeri: Franca e shkatërroi konvojin me armë të militantëve


Forcat franceze në Mali
Forcat franceze në Mali

Forcat e Francës e kanë shkatërruar një konvoj në Nigeri, që transportonte “sasi të mëdha” të armatimit nga Libia në Mali, ka njoftuar sot Zyra e presidentit francez, Francois Hollande.

Ka dyshime se ky konvoj i takonte al-Kaidës në Afrikën Veriore.

Ky aksion ishte pjesë e një përpjekjeje për t’i zmbrapsur militantët, që kanë ndërmarrë sulme kundër forcës së Kombeve të Bashkluara, në pjesën veriore të Malit.

Trupat franceze dhe ato afrikane kanë ndërhyrë në Mali në janar të vitit 2013, për ta ndalur avancimin e militantëve islamikë për në kryeqytet nga pjesa jugore.

Kryengritësit ishin dëbuar prej qyteteve veriore, që ata i kontrollonin, por kanë vazhduar sulmet kundër 9 mijë pjesëtarëve të misionit ushtarak të Kombeve të Bashkuara, që janë vendosur për të ndihmuar në arritjen e stabilitetit.

XS
SM
MD
LG