Ndërlidhjet

Shkup: “Gjasa të vogla” që pacienti i vdekur e kishte Ebolën


Shkup...

Shkup...

Të shtunën pasdite priten analizat laboratorike të të gjitha mostrave të marra, të cilat janë dërguar në Gjermani, për të gjetur shkaqet e vdekjes së qytetarit britanik, të enjten pasdite në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ka bërë të ditur Jovanka Kostovska nga sektori i Mbrojtjes Preventive të Shëndetit.

Ajo ka thënë se sipas analizave iniciale, nuk është e madhe mundësia që shtetasi britanik, të ketë qenë i prekur nga virusi Ebola, duke theksuar se nuk ka vend për panik përderisa nuk merren rezultatet.

“Në bazë të analizave epidemiologjike, të cilat u bënë gjatë ditës së djeshme, autoritetet shëndetësore vlerësojnë se nuk është e madhe mundësia se bëhet fjalë për virusin e Ebolës. Por, gabimi më i madh që mund të bëhet në rastet e këtilla është ai se para të merret verifikim nga laboratori, të besohet se nuk ka virus të Ebolës dhe të mos ndërmerren masa për mbrojtje”.

Derisa nuk merren rezultatet nga laboratori i Gjermanisë ku janë dërguar mostrat, ne si autoritete shëndetësore jemi të obliguara që të ndërmarrim të gjitha masat, të cilat janë të parapara në harmoni me protokollet ndërkombëtare për këtë sëmundje”, ka deklaruar Kostovska.

Ajo ka bërë të ditur se si masë preventive, në karantinë ndodhen të gjithë ata, të cilët kanë pasur çfarëdo kontakti me britanikun.

“Në hotelin ku ka qëndruar britaniku, mbeten të bllokuar në karantinë 25 persona, bashkë me mikun e tij. Ndërsa, në Klinikën e Infektive në karantinë ndodhen 10 persona, përfshirë këtu dhe ekipin shëndetësor, i cili ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të”, ka theksuar Kostovska.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se sektori konsullor i diplomacisë maqedonase, Ambasadës së Britanisë së Madhe në Maqedoni i ka dorëzuar një notë zyrtare me informacionin se britaniku i ndjerë, i cili dyshohet se mund të ketë qenë i prekur nga virusi Ebola, është Koin Xhefri, i lindur më 1956.

Ndryshe, britaniku kishte hyrë në Maqedoni më 2 tetor dhe kishte qëndruar në hotelin “Super 8”, në afërsi të qendrës tregtare Mavrovasja në Shkup, i shoqëruar nga një partner i tij i biznesit, i cili për mediat ka theksuar se me të ndjerin nuk kishte udhëtuar në vendet afrikane ku është përhapur virusi vdekjeprurës.

XS
SM
MD
LG