Ndërlidhjet

Armenia i bashkohet unionit ekonomik të udhëhequr nga Rusia


Serzh Sarkisian
Serzh Sarkisian

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, sot e ka nënshkruar marrëveshjen për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik për Euroazi, në takimin rajonal të shefave të shteteve në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë.

Kështu, tash Armenia i është bashkuar Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, në këtë bllok ekonomik, që bëhet fuqiplotë më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Armenia e bllokuar, që ka varshmëri të madhe nga Rusia, është tërhequr nga planet që vitin e ardhshëm ta nënshkruaj marrëveshjen për lidhje më të afërta tregatare dhe diplomatike me Bashkimin Evropian.

Presidenti i Kazakistanit, Almazbek Atambaev, po ashtu, ka shfaqur shpresën se vendi i tij do t’i bashkohet Unionit Ekonomik për Euroazi, deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG