Ndërlidhjet

Barroso: Cameron “po luan me zjarr” duke e kritikuar BE-në


Jose Manuel Barroso

Jose Manuel Barroso

Kryeministri britanik, David Cameron, po mbështetet në një strategji të rrezikshme me kritikat e vazhdueshme ndaj Bashkimit Evropian, ka thënë presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Askush nuk është i detyruar të jetë në BE”, tha Barroso në intervistën për rrjetin televiziv francez, France 24, dhe ka shtuar se, kryeministri i Britanisë, David Cameron, “po luan me zjarr” duke e përshkruar Bashkimin Evropian me ngjyra negative.

“Ju nuk mund ta kritikoni BE-në prej të hënës e deri të shtunën, ndërsa të dielën të kërkoni nga populli të votoj për BE-në”, tha Barroso.

Zoti Cameron, Partia Konservatore e të cilit është nën presion të popullaritet në rritje të Partisë për Pavarësi të Britanisë, që është evroskeptike, ka premtuar mbajtje të referendumit lidhur me anëtarësimin e mëtejshëm në BE, nëse partia e tij fiton në zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj, të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG