Ndërlidhjet

Malala: Çmimi Nobel u dedikohet fëmijëve në mbarë botën


Malala duke folur në Birmingem

Malala duke folur në Birmingem

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, këtë çmim ua ka dedikuar fëmijëve në gjithë botën, të cilëve “nuk u dëgjohet zëri”.

Malala, 17 vjeçare, e ka fituar këtë çmim prestigjioz së bashku me aktivistin për të drejtat e fëmijëve nga India, Kailash Satyarthi, 60 vjeçar.

Mëtutje, gjatë fjalimit të saj sot në Birmingem të Anglisë, Malala i ka ftuar kryeministrat e vendeve rivale fqinje, Pakistanit dhe Indisë, që të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimeve Nobel, më 1 dhjetor në Oslo.

Malala tha se ishte e “nderuar” që të jetë njeriu i parë nga Pakistani dhe më e reja, që ndonjëherë e ka marrë Çmimin Nobel.

XS
SM
MD
LG