Ndërlidhjet

logo-print

Anbari i Irakut kërkon ndihmë kundër IS-it


Anbar, Irak

Anbar, Irak

Zyrtarët irakianë kanë bërë një apel urgjent për ndihmë ushtarake në provincën Anbar, duke thënë se zona mund të bie shpejt në duart e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Grupi xhihadist ka sulmuar kryeqytetin e provincës Ramadi dhe ka pushtuar bazat ushtarake atje.

Këshilli krahinor i Anbarit ka kërkuar nga Qeveria irakiane që të lejojë vendosjen e këmbësorisë amerikane në zonë, për të ndihmuar luftën kundër Shtetit Islamik.

Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara i ka thënë agjenisë AFP se situata në Anbar është “e brishtë”.

Luftëtarët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak.

Ata po ashtu janë duke luftuar për kontrollin e qytetit Kobani në Siri.

Anbari është krahinë me rëndësi strategjike, ku ndodhet diga e dytë më e madhe e Irakut, Haditha.

XS
SM
MD
LG