Ndërlidhjet

Boko Harami liron pengjet në Kamerun


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Kamerunit ka bërë të ditur se 27 pengjet, përfshirë dhjetë punëtorë kinezë, të mbajtura nga militantët e Boko Haramit, janë liruar.

Presidenti Paul Biya ka thënë se pengjet e kapura në maj dhe qershor, pranë kufirit me Nigerinë, janë në gjendje të mirë.

Grupi militant i Boko Haramit bën përpjekje të krijojë një shtet islamik në Nigeri, por luftëtarët e tij kalojnë shpesh kufirin me Kamerunin.

Në muajin korrik, Kameruni, Nigeria, Çadi dhe Nigeri kanë formuar një forcë rajonale prej 2,800 trupash për të luftuar militantët e Boko Haramit.

XS
SM
MD
LG