Ndërlidhjet

Edhe Mali i Zi merr hapa kundër Ebolës


Pamja mikroskopike e virusit Ebola

Pamja mikroskopike e virusit Ebola

Në Mal të Zi është formuar grupi koordinues për parandalimin e Ebolës, ndërsa në shqyrtim janë edhe masa të tjera kundër shfaqjes eventuale të virusit vdekjeprurës.

Ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Miodrag Radunoviq, ka thënë se do të merret vendim edhe për vendin, ku do të vendoseshin të infektuarit potencialë.

Instituti për Shëndet i Malit të Zi ka njoftuar se në këtë vend, asnjë person nuk është vënë nën mbikëqyrje, me dyshimet se është i prekur nga Ebola.

Edhe kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar të premten se ka ngritur “një grup të posaçëm pune, i cili do të marrë hapat e nevojshëm për të parandaluar përhapjen e virusit Ebola në Kosovë”.

Autoritetet shëndetësore thonë se Kosova është vend me rrezikshmëri të ulët, por jo edhe i izoluar.

Mbi 4,000 njerëz kanë humbur jetën nga ky virus në Afrikën perëndimore.

XS
SM
MD
LG