Ndërlidhjet

logo-print

Çekia dhe Polonia bisedojnë për Ukrainën


Separatistë pro-rusë në Donjeck të Ukrainës

Separatistë pro-rusë në Donjeck të Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke dhe Polonisë kanë shfaqur shpresën se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Ukrainë do të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit atje përmes diplomacisë.

Lubomir Zaoralek dhe Grzegorz Schetyna janë takuar në Pragë.

Polonia mbështet sanksionet ekonomike kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në luftimet në Ukrainë, por Republika Çeke – edhe pse mbështetëse – është e shqetësuar se sanksionet dëmtojnë tregtinë e saj.

Schetyna i ka thënë agjencisë së lajmeve The Associated Press se varet nga Rusia, nëse do të duhen sanksione shtesë.

“Nëse Rusia përshkallëzon politikën e saj, nëse nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të lira në Ukrainë, nëse nuk respekton armëpushimin, atëherë, në mënyrë të natyrshme, çështja e sanksioneve do të kthehet në agjendën evropiane dhe botërore”, ka thënë Schetyna.

XS
SM
MD
LG