Ndërlidhjet

logo-print

Khamenei ngjitet në mal, pas operacionit


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Ueb-faqja zyrtare e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka publikuar një video, e cila e tregon atë duke ngjitur malet jashtë Teheranit.

Videoja vjen vetëm një muaj pasi lideri 75-vjeçar është operuar nga prostata.

Ajo po ashtu tregon Khamenein duke thënë ngjitja në mal është ushtrim fizik i rekomanduar nga mjekët.

Khamenei i është nënshtruar operacionit të prostatës më 8 shtator.

Para operacionit, ai i ka thënë televizionit shtetëror se nuk ka arsye për shqetësim, porse ka kërkuar nga njerëzit që të luten për të.

Khamenei ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran dhe është udhëheqësi i lartë i vendit qysh në vitin 1989.

XS
SM
MD
LG