Ndërlidhjet

Lirohet punëtori gjerman i rrëmbyer më 2012


Pakistan

Pakistan

Më shumë se dy vjet pasi është rrëmbyer në Pakistan, një punëtor gjerman i ndihmës është liruar në Afganistan.

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se qeveria është “çliruar” me lajmin për lirimin e shtetasit gjerman, duke shtuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se forcat speciale gjermane kanë qenë të përfshira në dorëzimin e punonjësit humanitar.

Agjencia e tij e ndihmës “Welthungerhilfe” e ka identifikuar atë si Bernd Muehlenbeck.

Muehlenbeck është rrëmbyer në qytetin Multan të Pakistanit, në janar të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG