Ndërlidhjet

Civilë të vrarë në Donjeck


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Separatistët pro-rusë raportojnë se granatimet kanë vrarë tre njerëz në Donjeck të Ukrainës.

“Si rezultat i operacionit ushtarak në Donjeck, tre civilë kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur”, ka thënë përmes një deklarate Këshilli i qytetit të Donjeckut, i cili kontrollohet nga rebelët.

Luftimet në Donjeck janë përqendruar kryesisht përreth aeroportit që kontrollohet nga qeveria, por edhe zonat e banueshme pranë janë goditur vazhdimisht nga granatat.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 300 njerëz janë vrarë prejse ka hyrë në fuqi armëpushimi, më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG