Ndërlidhjet

Sulmohet kompleksi policor në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Zyrtarët lokalë bëjnë të ditur se nga një sulm vetëvraës kanë humbur jetën një ushtar dhe një polic, në provincën Helmand të Afganistanit.

Omar Zwak, zëdhënës i qeverisë provinciale, ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në hyrje të kompleksit të policisë në kryeqytetin rajonal, Lashkar Gah.

Zwak ka thënë se sulmuesi, i veshur me uniformë të policisë, ka bërë përpjekje të hyjë në ndërtesë kur është identifikuar nga policia.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por dyshimet bien mbi talibanët.

XS
SM
MD
LG