Ndërlidhjet

Një çifti i jepet gabimisht lajm i kobshëm


Ilustrim
Ilustrim

Policia në një qytet të vogël të Alaskës ka thirrur gabimisht një çift për t’i thënë se djali i tyre ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në Palmer, ku Karen dhe Jay Priest-it u është thënë se djali i tyre Justin, 29 vjeç, ka vdekur.

Çifti i pikëlluar ka shkuar te banesa e së dashurës së Justinit, por atje i ka pritur vetë Justin.

Policia ka kërkuar falje për ankthin që ka shkaktuar.

Më vonë ka sqaruar se bëhet fjalë për një tjetër person të vdekur, me të njëjtin emër, por me ditëlindje ndryshe, raporton BBC.

XS
SM
MD
LG