Ndërlidhjet

logo-print

IS kryen sulme të reja në Kobani


Kobani

Kobani

Luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) kanë kryer sulme të reja në qytetin Kobani të Sirisë, në përpjekje për të marrë kontrollin e tij.

Ata kanë sulmuar pjesën perëndimore të qytetit, por ende nuk kanë arritur në pikën kufitare me Turqinë.

Kjo pikë është një rrugë e rëndësishme dalëse, thonë korrespondentët.

Raportohet se grupi xhihadist kontrollon së paku 40 për qind të Kobanit, të banuar me shumicë kurde.

Mbi Ankaranë është shtuar presioni si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë, për të ndërhyrë.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka paralajmëruar se Kobani mund të pësojë fatin e njëjtë si Srebrenica.

Rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe në këtë qytet, në vitin 1995.

De Mistura ka thënë se nëse Kobani bie në duart e militantëve të Shtetit Islamik, popullata e mbetur atje mund të masakrohet.

XS
SM
MD
LG