Ndërlidhjet

Kampionati Afrikan i Futbollit nuk shtyhet


Pamje arkivi

Pamje arkivi

Organizatorët e Kampionatit Afrikan të Futbollit kanë thënë se nuk do të ndryshojnë agjendën, pavarësisht thirrjeve të Marokut, vendit nikoqir, për ta shtyrë atë, për shkak të krizës me Ebolën.

Megjithatë, Konfederata Afrikane e Futbollit ka thënë se do të takojë autoritetet marokiene muajin e ardhshëm, për të diskutuar kërkesën e tyre.

Ministria e Shëndetësisë në Marok ka kërkuar shtyrjen e garës, që pritet të nisë më 17 janar, pasi ajo mund të përfshijë vende të prekura me virusin Ebola.

Mbi 4,000 nherëz kanë vdekur nga kjo sëmundje në Afrikën perëndimore.

Konfederata Afrikane e Futbollit ka ndaluar tashmë ndeshjet ndërkombëtare në Liberi, Guine dhe Siera Leone.

XS
SM
MD
LG