Ndërlidhjet

Poroshenko do të takojë Putinin


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se do të takojë homologun rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme, për të diskutuar konfliktin gjashtëmujor midis Kievit dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

“Do të takoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Milano”, ka thënë Poroshenko gjatë një vizite në qytetin lindor të Kharkovit.

Në Milano do të zhvillohet një samit euro-aziatik më 16 dhe 17 tetor.

“Bisedimet do të përfshijnë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrin italian, Matteo Renzi, dhe kryeministrin britanik, David Cameron”, ka thënë Poroshenko.

XS
SM
MD
LG