Ndërlidhjet

Sulmi i SHBA-së vret disa militantë


Afganistan
Afganistan

Katër militantë të dyshuar janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në zonën kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Zyrtarët e inteligjencës pakistaneze kanë thënë se sulmi duket se ka goditur strehat e militantëve në fshatin Kançaro Kandoa, në anën afgane të kufirit.

Fshati ndodhet në provincën Nangarhar.

Afro 20 militantë të dyshuar janë vrarë në sulme të ngjashme në rajonin pakistanez të Vaziristanit Verior, nga data 5 deri më 7 tetor.

Në muajin qershor, ushtria pakistaneze ka nisur një ofensivë, me qëllim pastrimin e Vaziristanit Verior nga talibanët dhe grupet e tjera kryengritëse.

Megjithatë, Islamabadi vazhdimisht kundërshton sulmet e telekomanduara të SHBA-së, duke thënë se ato shkelin sovranitetin e vendit.

XS
SM
MD
LG